Ballina Aktualitet

Policia Bashkiake e Elbasanit shpërndan qytetarët që luajnë domino, Balla: Nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se u desh ndërhyrja e Policisë Bashkiake të Elbasanit për të ndërprerë grumbullimin e disa qytetarëve të cilët luajnë domino në lulishtet e qytetit.

Balla thekson se nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, por kohë lufte që sipas tij fitohet vetëm duke kufizuar lirinë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë”.

“Na u desh të dërgojmë Policinë Bashkiake të ndërprisnim grumbullimet e dominove në Elbasan. Kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë! Frikë aspak, kujdes PO! Madje shumë fare”, -thotë ndër të tjera, Balla. z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParandalimi i përhapjes së koronavirusit, ambasada gjermane njoftim për qytetarët
Artikulli tjetërDekretimi i 3 anëtarëve të rinj, Soreca: Gjykata e Lartë, funksionale për qytetarët shqiptarë