Ballina Aktualitet

Dekretimi i 3 anëtarëve të rinj, Soreca: Gjykata e Lartë, funksionale për qytetarët shqiptarë

TIRANË, 11 mars/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur vendimin e presidentit Meta, i cili dekretoi tre anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Soreca shprehet se tashmë Gjykata e Lartë është funksionale për qytetarët shqiptarë.

“Ne e mirëpresim vendimin e Presidentit Meta për të emëruar tre anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë dhe urojmë KLGJ për këtë arritje të rëndësishme. Gjykata e Lartë tani është funksionale për të shërbyer me integritet të lartë qytetarëve shqiptarë.
BE për Shqipërinë”, – u shpreh Soreca.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, vendosi sot dekretimin për emërimin si gjyqtar të Gjykatës së Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, të kandidaturave të propozuara të Sokol Sadushaj; Ervin Pupe; Ilir Panda.

z.tosku/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia Bashkiake e Elbasanit shpërndan qytetarët që luajnë domino, Balla: Nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë
Artikulli tjetërMasat kundër koronavirusit/ Meta, takim me katër personalitete të shëndetësisë shqiptare