Ballina Bota

FOKUS – Codogno merr famë në të gjithë botën: Asnjë infeksion i ri vetëm për shkak të karantinës

ROMË, 11 mars /ATSH-ANSA/ – Pavarësisht të gjithave, ka edhe një të dhënë pozitive nga epidemia e COVID-19, që është përhapur ndjeshëm në veri të Italisë.

Infeksione të reja zero në bashkinë e Codognos, tani e famshme në të gjithë botën, pasi kishte regjistruar të parin pacient në spital nga koronavirusi.

Komentet e para erdhën nga Francesco Passerini, kryetar i bashkisë së qytetit.

“Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që duket se është një rezultat i shkëlqyeshëm, por duam të themi se ne, që kemi qenë zona e kuqe e Lodit, e kemi marrë seriozisht karantinën”, deklaroi ai.

”Sigurisht kjo është arsyeja pse ne jemi tani duke parë dëshmi të rënies për të cilën shpresonim”, theksoi Passerini./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama përcjell fjalët e Papa Françeskut: Ta kalojmë këtë moment me forcën e besimit dhe me frymën e bamirësisë
Artikulli tjetërPosta Shqiptare apel pensionistëve: Mos u drejtoni në sportele, pensioni do t’ju vijë në shtëpi pa asnjë kosto