Ballina Flash

Ndërpreje e procesit mësimor, dy botime online në ndihmë të përgatitjes së maturantëve për provime

TIRANË, 10 mars/ATSH/-Në ndihmë të maturantëve dhe përgatitjes së tyre në prag të provimeve, janë vënë në dispozicion dy botime me teste të zgjidhura si dhe me përgjigje që kanë penalizuar nxënësit e vitit të kaluar.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar librat në ndihmë të maturantëve, gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor.

“Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019. Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste”, -thotë Shahini.

Botimi i parë ka të bëjë me testet e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë, të maturës së kaluar 2019, ku është testi dhe janë edhe përgjigjet e sakta.

Po ashtu aty janë të ilustruara edhe përgjigje që kanë dhënë maturantët dhe pse janë penalizuar për përgjigjen që kanë dhënë.

Botimi i dytë ka të bëjë me testet e lëndëve të tjera, testet e lëndëve me zgjedhje. Ky fond i ndihmon maturantët gjatë gjithë procesit.
http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf?fbclid=IwAR0A9s5OgUrrP6_z-me4ZupJj2tCBJlY0ustYAEOX_wdJVwTqcvtlXn0-40

http://www.qsha.gov.al/infos/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_huaj.pdf?fbclid=IwAR0eoVYw9TuEqaotd8qs9IJzMA1O6CmsCiLMaCkHGZ6l6jzRyXbmlsrHIEY

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKoronavirusi/Nuk ka prova që ushqimi është një burim apo rrugë transmetimi
Artikulli tjetërFOTO-VIDEO/Bashkia Lushnje nis dezinfektimin e institucioneve dhe ambienteve publike