TIRANË, 10 mars /ATSH/ -Brenda 24-orëve janë identifikuar dhe gjurmuar të gjitha rastet e lidhura me rastin e parë me koronavirus.
Në një intervistë televizive, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino është shprehur se, “janë identifikuar menjëherë pas rastit të parë. Domethënë brenda 24 orëve. Harta e plotë janë identifikuar apo janë gjurmuar brenda 24 orëve të gjitha kontaktet e personave të infektuar. Është bërë një hartëzim i të gjitha zonave ku atë kanë qenë. Janë marrë mostrat, janë future në vet karantin, ku personat kanë qenë pothuajse të gjithë të shëndoshë dhe kjo është një punë e jashtëzakonshme sepse kërkon që ti gjurmosh me këmbë.Unë kam qenë vetë në disa prej tyre. Ne i kishim ekipet e gatshme, i kishim trajnuar personat në lidhje me gjurmimin e kontakteve, në lidhje me marrjen e mostrave”, tha ajo.
Bino ka theksuar se, “po flasim vetëm me polin e parë. Me polin e dytë jemi duke u marrë aktualisht dhe po presim rezultatet. Me polet e tjera. pra kemi polin e parë. Kemi polin e dytë dhe polin e tretë. Pra të gjitha këto. Dy raste janë në Tiranë. Tre raste që janë të shtruara janë në Tiranë. Sepse një rast është kontakt i rastit të parë. Një rast është kontakt I rastit të parë dhe të dy janë të shtruar në spital. Kemi dhe një rast tjetër të shtruar në spitalin infektiv. Kemi dhe një rast aktualisht të shtruar në spitalin e Durrësit. Kjo është identifikuar dje në darke ai do qëndrojë ose zhvendoset nga Durrësi sipas gjykimit të mjekëve reanimatorë”.
Bino ka shtuar se, “gjendja e të prekurve tek Spitali Infektivi është një gjendje e stabilizuar. Ndërsa gjendja në spitalin e Durrësit është më e rënduar, se është me respiracion të drejtuar kështu që natyrisht është më e rënduar”.
Mbi masat mbrojtëse si dorezat dhe maskat Bino u shpreh se, ” ISHP-ja ka pasur një sasi maskash dhe dorezash që i kishte për gjendje emergjente, në mënyrë që kur të shfaqej situata. Për maska dhe doreza për mjekun nuk ka nevojë për COVID-in. Unë di që janë shpërndarë me miliona maska. Maskat dhe dorezat janë element i rëndësishëm dhe ato janë shpërndarë. Stoku që ishte i domosdoshëm u shpërnda në Infektiv, te mjediset ku ka rrezik të transmetimit të sëmundjes. Se kur merr një mostër te të sëmurët ekspozohesh. Dhe natyrisht janë bërë trajnime me përdorimet e tyre, se duhet të dish t’i përdorësh”.
/gj.mima/























