Ballina Flash

Superliga/ Java e 25-të luhet nën dritën e prozhektorëve

TIRANË, 2 mars /ATSH-Arbi Fortuzi/ Kategoria Superiore e futbollit shqiptar luan këtë mesjavë ndeshjet e javës së 25 të saj. Sipas axhendës së publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit katër nga pesë sfidat e kësaj jave do të luhen nën dritën e prozhektorëve.

FSHF njofton se të mërkurën e 4 marsit, do të luhen katër ndeshje me prozhektorë dhe njëra në orën 14:00. Java e 25 do të nisë në Laç, me kurbinasit që do të presin “Bylis” në një duel vërtet interesant për objektivat e klubeve. Tre orë më pas, në 17:00 do të luhen katër ndeshjet e tjera nën dritën e prozhektorëve. “Kukësi” luan në “Elbasan Arena” kundër “Vllaznisë”, ndërsa “Partizani” me gjasë rikthehet në “Selman Stërmasi” dhe pret “Teutën”. “Tirana udhëton  drejt Vlorës për t’u ndeshur me “Flamurtarin.

Ndeshjet dhe oraret e javës së 25-të në Kategorinë Superiore:
4 mars ora 14:00, “Laçi” – “Bylis”
4 mars ora 17:00, “Flamurtari” -“Tirana”
4 mars ora 17:00, “Skënderbeu” – “Luftëtari”
4 mars ora 17:00, “Kukësi” – “Vllaznia”
4 mars ora 17:00, “Partizani” – “Teuta”

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria e paprekur nga koronavirusi/ Ministria e Shëndetësisë: Në 24 orë u kontrolluan 13 672 udhëtarë në kufi
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraelitët në votime, asnjë parti në epërsi elektorale