Ballina Flash

Ushqyerja e shëndetshme për fëmijët, aktivitet ndërgjegjësues në Pogradec

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Njësia e Koordinimit të Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në bashkinë Pogradec, zhvilloi sot aktivitetin “Promovimi i Ushqimit të Shëndetshëm dhe Gatimit me Fëmijët”.

Aktiviteti bëri bashkë specialistë të fushave të ndryshme me qëllim ndërgjegjësimin lidhur me këtë temë, përfshirë këtu specialistë nga Drejtoria e Shëndetit Publik, mësues, dietologë të cilët informuan fëmijët se si të ushqehen shëndetshëm.

Qëllimi i kësaj iniciative ishte informimi, ndërgjegjësimi dhe nxitja e fëmijëve për t’u njohur me rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe angazhimi i tyre për të prezantuar vetë ushqime të shëndetshme.

Gjithashtu, nëpërmjet takimit qellim ishte dhe ndërgjegjësimi i institucioneve për të investuar në përmirësimin e mënyrës së të ushqyerit shëndetshëm në shkolla. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPajisjet fiskale aktuale do të vijojnë të përdoren edhe pas zbatimit të fiskalizimit
Artikulli tjetërBalla: Drejtësia e re të hetojë plotësisht dosjen korruptive “Kompleksi Partizani”