TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Njësia e Koordinimit të Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në bashkinë Pogradec, zhvilloi sot aktivitetin “Promovimi i Ushqimit të Shëndetshëm dhe Gatimit me Fëmijët”.
Aktiviteti bëri bashkë specialistë të fushave të ndryshme me qëllim ndërgjegjësimin lidhur me këtë temë, përfshirë këtu specialistë nga Drejtoria e Shëndetit Publik, mësues, dietologë të cilët informuan fëmijët se si të ushqehen shëndetshëm.
Qëllimi i kësaj iniciative ishte informimi, ndërgjegjësimi dhe nxitja e fëmijëve për t’u njohur me rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm dhe angazhimi i tyre për të prezantuar vetë ushqime të shëndetshme.
Gjithashtu, nëpërmjet takimit qellim ishte dhe ndërgjegjësimi i institucioneve për të investuar në përmirësimin e mënyrës së të ushqyerit shëndetshëm në shkolla. z.tosku/
