BERLIN, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, do të paraqesë propozime për monitorimin e mesazheve të koduara nga shërbimet vendase të inteligjencës, me qëllim gjurmimin e ekstremistëve.
Ndryshimet në legjislacion parashikojnë kontroll të rreptë parlamentar.
Propozimet pritet të vendosen së shpejti në 16 shtetet e Gjermanisë, ku secili ka shërbimin përkatës të inteligjencës.
Një komitet parlamentar do të informohet nëse një i dyshuar monitorohet për më shumë se 48 orë, nëse monitorohen mesazhe të koduara ose nëse kompjuterat piratohen. / /sara/























