Ballina Bota

SHBA – NOAA: Janari 2020 më i nxehti në 141 vite

UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-DPA/ – Muaji janar i vitit 2020 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë në 141 vite, njoftuan sot shkencëtarët e Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA).

NOAA gjithashtu njoftoi se muaji i kaluar shënoi janarin e 44-t radhazi me temperatura mbi mesataren e shekullit XX.

Temperaturat në janar ishin 1,14°C mbi mesataren e shekullit XX.

Mbulimi i akullit të detit Arktik ishte 5,3% nën mesataren e vitit 1981–2010, ndërsa mbulimi i borës në hemisferën veriore ishte gjithashtu nën mesataren. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pentagoni zhbllokon 3,8 miliardë dollarë për murin e Trump
Artikulli tjetërUASHINGTON – SHBA deri në 2050 parashikon të bëhet eksportuese e naftës bruto