Ballina Bota

SHBA – Pentagoni zhbllokon 3,8 miliardë dollarë për murin e Trump

UASHINGTON, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Pentagoni do të heqë dorë nga blerja e disa avionëve F-35 dhe dronëve për të zhbllokuar 3,8 miliardë dollarë shtesë për murin që presidenti amerikan, Donald Trump kërkon të ndërtojë në kufi me Meksikën, sipas dokumenteve të dorëzuara sot në Kongres.

“Këto fonde do të transferohen në vlerën prej 2,2 miliardë dollarësh nga linjat e buxhetit 2020 të Pentagonit, që ishin alokuar për blerjen e pajisjeve për Forcën Ajrore të SHBA dhe marinës amerikane”, sipas këtyre dokumenteve.

Pjesa tjetër vjen nga fondet e planifikuara, fillimisht të parashikuara për operacionet e jashtme të ushtrisë amerikane (Afganistan, Siri, Irak)./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Elbasan, shërbim psiko-social në sistemin parashkollor
Artikulli tjetërSHBA – NOAA: Janari 2020 më i nxehti në 141 vite