FOTO/ Elbasan, shërbim psiko-social në sistemin parashkollor

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Roli i psikologut në shoqëri ishte fokusi i takimit të zhvilluar sot nga fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Rektori i Universitetit të Elbasanit, Skënder Topi, drejtoresha e Spitalit Rajonal të Elbasanit, Desantila Tahiraj, presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska dhe me profesionistë të fushës e studentë vlerësuan punën voluminoze të Dr.Jonida Mustafaraj në librin “Psikologjia Klinike”.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja tha se “figura e psikologut është kthyer tashmë në një figurë referuese për vetë rolin edukues e konsultues që sjell komunikimi me të. Bashkia Elbasan synon të mbulojë me shërbim psiko-social të gjithë sistemin parashkollor, si hallka e parë e sistemit tonë arsimor”.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.