Ballina Bota

BRUKSEL – “Google” nën akuzë për konkurrencë të padrejtë

BRUKSEL, 10 shkurt /ATSH-AFP/- Platformat e mëdha si “Expedia” dhe “Tripadvisor”, si edhe federatat e kompanive turistike, akuzuan sot në Bruksel grupin “Google” për konkurrencë të padrejtë.

Edhe një herë, kompania amerikane është akuzuar se ka abuzuar me pozitën e saj dominuese në kërkimet në internet, me qëllim promovimin e vetë shërbimit të saj, në lidhje me vendet e pushimeve, në dëm të rivalëve të saj.

Letra, e drejtuar eurokomisioneres për Konkurrencë, Margrethe Vestager, është nënshkruar nga 34 kompani dhe gjashtë federata, nga dhjetë vende të Europës.

Komisioni Europian e konfirmoi marrjen e kësaj letre, por nuk pranoi të komentojë.

Në lidhje me këtë letër, kompania “Google” u përgjigj nëpërmjet postës elektronike se po provon një format të ri të paraqitjes së hulumtimit në internet./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump: Ka ardhur koha të negociojmë shumë seriozisht me BE-në për tregtinë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Ministrat e Shëndetësisë të BE-së takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin