BRUKSEL – Ministrat e Shëndetësisë të BE-së takim të jashtëzakonshëm për koronavirusin

BRUKSEL, 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministrat europianë të Shëndetësisë do të mblidhen të enjten në Bruksel për të diskutuar në lidhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit të ri në BE, bëri të ditur sot Këshilli i Bashkimit Europian.

Ministrat, që do të mblidhen në praninë e një përfaqësuesi të OBSH-së, do të përpiqen të gjejnë një qasje të koordinuar përballë kësaj sëmundjeje, me të cilën 30 raste janë regjistruar në BE.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, gjatë një takimi me homologun francez,  Agnes Buzyn në Paris më 4 shkurt, ka kërkuar një debat të gjerë në BE për kufizimet e mundshme të hyrjes, si ato të vendosura nga Uashingtoni, apo rritjen e kontrolleve në kufi.

SHBA-ja ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan të të gjithë jo-rezidentëve të ardhur nga Kina.

Dy ministrat nënvizuan nevojën për të koordinuar vendimet e tyre mes vendeve të BE-së./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.