DRESDEN, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Kushtetuta e Gjermanisë duhet të ndryshohet për të kërkuar mbrojtjen e minoriteteve në vend, njoftoi Këshilli i Minoriteteve.
“Është koha e duhur për ta bërë këtë”, deklaroi kreu i këshillit, Dawid Statnik.
Ai shtoi se në Dhomën e Lartë të parlamentit është propozuar një rezolutë nga shteti Schleswig-Holstein, por deri më tani nuk ka arritur të marrë një shumicë.
Këshilli përfaqëson katër pakica kombëtare: danezët, frisianët, gjermanët sinti dhe romët, si dhe serbët lusatianë. / /sara/























