TIRANË, 3 shkurt / ATSH/- Deputetja e Partisë Socialiste Vilma Bello, u shpreh sot se, ‘ratifikimi i marrëveshjet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për themelimin e qendrave kulturore dhe informative në të dy vendet respektive, do të nxisë më tej bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve fqinjë që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian”.
Në fjalën e mbajtur sot në seancën plenare të Kuvendit, Bello tha se, “ky projektligj, vjen në përpjekje të dy vendeve për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, artit dhe shkencës. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë duke ndërmarrë hapa të vazhdueshëm në rrugëtimin drejt BE-së dhe ky bashkëpunim është një vlerë e shtuar në përpjekjet e të dy vendeve”.
“Miratimi i këtij projektligji sot, është në përputhje me politikën e përgjithshme shtetërore dhe programin e qeverisë për rritjen e dialogut kulturor me vendet të ndryshme. Në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë grupi i dytë më i madh etnik, duke përfaqësuar rreth 25% të popullsisë dhe ky është një tjetër mekanizëm për të bashkuar shqiptarët, përmes kulturës -, theksoi ajo.
Bashkëpunimi kulturor është një mekanizëm që shkon përtej kufijve gjeografik dhe për të afruar popujt përmes bashkëpunimeve të ndërsjellta, që japin e marrin nga kulturat e një
“Ky projektligj synon zgjerimin e kulturës shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe ngritja e qendrave kulturore do të jetë e lirë edhe për qytetarët e interesuar nga të dyja palët. Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon një periudhë 5 vjeçare. Të ardhurat e qendrave kulturore dhe informative janë në përputhje me ligjet tatimore të vendeve respektive. Promovimi i artit kulturës përbën mekanizmin më me vlerë për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”- ,tha Bello. e.xh/






















