Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – Këshilli i Minoriteteve: Mbrojtja e minoriteteve duhet të parashikohet në ligj

DRESDEN, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Kushtetuta e Gjermanisë duhet të ndryshohet për të kërkuar mbrojtjen e minoriteteve në vend, njoftoi Këshilli i Minoriteteve.

“Është koha e duhur për ta bërë këtë”, deklaroi kreu i këshillit, Dawid Statnik.

Ai shtoi se në Dhomën e Lartë të parlamentit është propozuar një rezolutë nga shteti Schleswig-Holstein, por deri më tani nuk ka arritur të marrë një shumicë.

Këshilli përfaqëson katër pakica kombëtare: danezët, frisianët, gjermanët sinti dhe romët, si dhe serbët lusatianë. / /sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version