Ballina Flash

Voskopoja shpallet “Ansambël historik urban”, miratohet plani për mbrojtjen e zonës

TIRANË, 29 janar /ATSH/ Qeveria vendosi deklarimin pasuri kulturore “Ansambël historik urban” dhe zonës mbrojtëse të tij, të fshatit Voskopojë, sipas koordinatave gjeografike dhe hartës së zonifikimit.

Me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave, vendosi deklarimin pasuri kulturore “Zona arkeologjike” në fshatin Voskopojë dhe miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, ngarkohet ministri përgjegjës për trashëgiminë kulturore, me propozim të strukturave të specializuara, të përcaktojë zonat mbrojtëse të monumenteve të kulturës, të ndodhura brenda pasurisë kulturore.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Voskopojës “Qendër historike” dhe vënien e saj në mbrojtje të shtetit”, të ndryshuar, shfuqizohet.

Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale.

Gjithashtu ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Korçë për zbatimin e këtij vendimi. /e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjohja e patentave shqiptare në Greqi/ Çfarë parashikon marrëveshja e ratifikuar në Parlament
Artikulli tjetërProgrami i Rindërtimit/ Publikohen hartat e lagjeve të reja në Shijak, Laç e Thumanë