Ballina Bota

SPANJË – Sanchez refuzon çdo votim për pavarësinë e Katalonjës

MADRID, 21 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot se do të takojë në fillim të shkurtit presidentin e Katalonjës, indipendentistin Quim Torra duke përjashtuar çdo referendum për pavarësi në këtë rajon autonom.

“Takimi do të bëhet javën e parë të muajit shkurt në Barcelonë”, theksoi Sanchez për televizionin publik.

Quim e kishte kërkuar këtë takim para krijimit të një tryeze të rrumbullakët dypalëshe mes dy ekzekutivëve, qendror dhe rajonal, destinuar për të gjetur një zgjidhje për krizën politike të hapur në vitin 2017.

“Për sa i përket tryezës së rrumbullakët, ajo që ne duam është që kjo të arrihet nga një votim nga ana e popullsisë katalanase për një marrëveshje”, theksoi drejtuesi socialist, para se të theksonte nëse kjo mund të mbështetet mbi një status të ri të autonomisë.

Por, ai përjashtoi çdo referendum për pavarësinë e Katalonjës.

”Ky do të jetë një votim mbi një marrëveshje, jo një votim për një ndarje”, theksoi ai.

“Nëse ne propozojmë votim për një marrëveshje, është një votim për të bashkuar katalanasit dhe jo për t’i ndarë”, nënvizoi Sanchez./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDAVOS – Trump: Amerika po transformohet ekonomikisht
Artikulli tjetër100-vjetori i Kongresit të Lushnjës, Basha: Kur ka konsensus të tillë kombëtar, vijnë edhe zgjidhjet