Ballina Bota

NORVEGJI – Mbreti Harald V del nga spitali

STOKHOLM, 15 janar /ATSH-DPA/ – Mbreti i Norvegjisë, Harald V, doli sot nga spitali, pas një jave qëndrimi si pasojë e marramendjes, deklaroi pallati mbretëror.

Nuk u zbulua asnjë sëmundje e rëndë, por mbreti qëndroi në spital edhe disa ditë më shumë nga sa u deklarua fillimisht në Spitalin Universitar të Oslos.

Pallati deklaroi se mbretit i duhet ende të pushojë. Gjatë kësaj periudhe, djali i tij, princi Haakon, do të shërbejë si regjent.

Harald, 82 vjeç u shpall mbret në vitin 1991. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Polemika ruso-polake për Luftën II Botërore, BE mbështetje Varshavës
Artikulli tjetërRUSI – Putin, referendum për përforcimin e Parlamentit