Ballina Flash

Mblidhet Shtabi i emergjencave të Qarkut të Durrësit/ Ekspertët në terren për vlerësimin e çdo banese të dëmtuar nga tërmeti

TIRANË, 9 janar /ATSH/- Shtabi i emergjencave të Qarkut të Durrësit, zhvilloi sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e kreut të këtij shtabi zv/ministres së Brendshme Rovena Voda, me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Zhuljen Varfaj, prefektit Roland Nasto, përfaqësues të disa ministrive, drejtuesve të drejtorive rajonale etj.

Fokusi i diskutimeve në këtë mbledhje ishte ecuria e procesit të vlerësimeve të dëmeve nga grupet në terren, situata e bonusit të qirasë, situata e largimit të qytetarëve nga strukturat hoteliere, ecuria e procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit si dhe masat për implementimit te vendimit të Qeverisë datë 06.01.2020.

Ndërkohë grupet e ekspertëve vazhdojnë punën në terren, pranë banorëve, për të kryer inspektimet dhe vlerësimet mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti, si dhe sigurinë e tyre. Këto grupe shkojnë shtëpi më shtëpi, për të kontrolluar strukturat dhe komunikuar me çdo qytetar, si në aspektin teknik ashtu edhe njerëzor. Ekspertët do të vazhdojnë të jenë aty, të shpërndarë në terren deri sa çdo banesë të ketë një kontroll të mirëfilltë dhe çdo qytetar të marrë informacionin e plotë.

e.xh/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaporti për investimet/ Meta: Faktor kriza politike, urgjente vendosja e dialogut
Artikulli tjetërProgrami IPARD II nuk ka si kriter kufizimin e moshës