Ballina Ekonomi

Programi IPARD II nuk ka si kriter kufizimin e moshës

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Programi IPARD II, që mbështet me grante fermerët apo sipërmarrësit që investojnë në sektorin rural, nuk ka si kriter kufizimin e moshës.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) shpjegon se në programin IPARD II, mund të aplikojnë të rinj e të reja, mbi 18 vjeç e deri tek personat në moshë pensioni.

Ajo që kërkohet me domosdoshmëri, citon AZHBR-ja, është fakti që “çdo projekt duhet të analizohet në lidhje me standardet kombëtare dhe ato europiane, që duhet të plotësojë sipas rastit, në përfundim të investimit”.

Nëse investimi/legjislacioni kërkon, ose jo plotësimin e standardeve, janë Trupat Teknike, të cilët do ta konfirmojnë. Para dorëzimit të aplikimit në Agjencinë IPARD, çdo projekt duhet të analizohet në lidhje me standardet minimale kombëtare, që do të arrihen
nga ndërmarrja në fund të investimit, thekson AZHBR.

Norma bazë e përfitimit të grantit nga Masa 1 është 60%, për Fermerët e Rinj është 65% dhe për Zonat malore 70%. e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMblidhet Shtabi i emergjencave të Qarkut të Durrësit/ Ekspertët në terren për vlerësimin e çdo banese të dëmtuar nga tërmeti
Artikulli tjetërPërfundon takimi Mustafa-Kurti, bien dakord për t’u takuar sërish