Ballina Bota

SHBA – WSJ: Huawei mori 75 miliardë dollarë ndihmë nga shteti kinez

NJU JORK, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Gjiganti teknologjik kinez Huawei mori 75 miliardë dollarë ndihmë nga shteti kinez për rritjen që e bëri Kinën të ishte në avangardë të telekomunikacionit në botë, raporton gazeta e njohur amerikane ”Wall Street Journal”’.

Sipas gazetës, nga kjo shumë 46 miliardë dollarë janë marrë në formën e kredive dhe financimit.

Midis viteve 2008 dhe 2018 Huawei gjithashtu ka kursyer 25 miliardë dollarë në taksa falë stimujve të Pekinit për të promovuar sektorin.

Huawei në një shënim pretendon se ka marrë fonde “të kufizuara dhe jo materiale” për të mbështetur studimin dhe përparimin e teknologjisë së lartë./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryebashkiaku Imeraj dhurata për fëmijët jetimë në Dibër, zbulon letrën për “Babagjyshin”
Artikulli tjetërAmnistia e Fundvitit/ Rama: Do kisha dashur edhe më shumë ulje dënimi për gratë, kushte më të mira për ato që mbeten në burg