Ballina Flash

Golem/ Festa e Fundvitit me fëmijët e prekur nga tërmeti, Spiropali: Në nevojë dhe në të mirë do jemi gjithmonë bashkë

TIRANË, 28 dhjetor  /ATSH – I. Vata/- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi kryetare e PS Tiranë, Elisa Spiropali, vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti, të akomoduar në hotel “Pishat e Buta”, të Golemit.

Spiropali ka shpërndarë dhuratat e fundvitit për fëmijët e akomoduar në hotel, si dhe ka siguruar familjet e tyre se në nevojë dhe në të mirë, do jemi gjithmonë bashkë.

Në bashkëbisedim me fëmijët, ministrja Spiropali tha se dhuratat e para janë për bebet nën 1 vjeç. “Kjo është dhurata të cilën do ta hapim me mamin”, iu drejtua ajo një fëmije.

Spiropali uroi dhe familjarët të kalojnë gëzuar këto festa me njëri-tjetrin. Ajo u uroi shëndet për fëmijët dhe për gjithë familjen.

“Të kaloni gëzuar, shëndet fat dhe zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja dhe me të gjithë ne në këtë prag festash. Gëzuar, gëzuar dhe fëmijët ti keni me shëndet sepse i keni si yje”, tha ajo. /a.a/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Klosi feston me të dëmtuarit nga tërmeti: Së bashku me ju do ndërtojmë projektet tona për të ringritur Durrësin
Artikulli tjetërMiratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë