TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Pastrimi i rrugëve rurale mbetet prioritet i bashkisë së Lezhës, e cila ka vijuar punën pa ndërprerje për të siguruar lehtësi në qarkullimin e mjeteve.
Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu solli sot në vëmendje punën që po bëhet për pastrimin e rrugëve rurale në Ishull Shëngjin.
Heqja e shkurreve anës rrugës siguron po ashtu edhe më tepër fushëpamje për drejtuesit e automjeteve, duke evituar në shumë raste edhe aksidentet rrugore.
Bashkia e Lezhës po vijon me intensitet pastrimin e territorit në çdo njësi administrative duke përfshirë edhe rrugët nacionale.
Pastrimi i mjediseve publike nga mbetjet urbane dhe inerte është shpallur si prioritet i kësaj bashkie, ndërsa prej disa javësh është ndërhyrë paralelisht në disa vatra ndotje.
/m.m/j.p/






















