Ballina Bota

IRAK – Vazhdojnë negociatat për kryeministrin e ri

BAGDAD, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ – Partitë politike irakiane po vazhdojnë negociatat për emrin e ardhshëm të kryeministrit, që presidenti Barham Saleh u angazhua ta propozojë me një votim në Parlament.

Situata është kaq e ndërlikuar sa këto negociata janë bllokuar nga rreth disa mijëra manifestues, të cilët që prej dy muaj e gjysmë janë mobilizuar kundër pushtetit dhe kanë hedhur poshtë çdo politikan të dalë nga sistemi i korruptuar në vend që prej rrëzimit të Saddam Hussein në 2003.

Lëvizja protestuese, e shtypur ashpër, ka rezultuar në rreth 460 të vdekur dhe 25 000 të plagosur.

Ajo bëri të mundur dorëheqjen e Adel Abdel Mahdi më 1 dhjetor, i cili po vazhdon punën deri në emërimin e pasardhësit të tij./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHUNGARI – Kryebashkiakët progresistë së bashku kundër populistëve
Artikulli tjetërSoreca: 15 milionë euro nga BE vetëm hapi i parë, Konferenca e Donatorëve në fund të janarit