Ballina Flash

Ngrihet SPAK, ja kush janë 8 prokurorët e parë pa të drejtë riemërimi

TIRANË, 25 nëntor /ATSH/ – Është ngritur sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe  si SPAK.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) janë miratuar me 11 vota pro, projektaktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Tetë prokurorët e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Kështu, në ligjin nr 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” thuhet se “Mandati fillon ditën kur bëhet ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës. Data e betimit i njoftohet dhe Këshillit dhe përfshihet në dosjen personale”.

Gjatë mbledhjes së KLP, u tha se ky vendim hyn në fuqi me datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku inspekton punimet në n/stacionin e Kombinatit: Banka Botërore, vlerësim pozitiv për investimet në sistemin energjetik
Artikulli tjetërBM – Johnson: Ratifikojmë Brexit para Krishtlindjeve