Ballina Bota

BM – Johnson: Ratifikojmë Brexit para Krishtlindjeve

LONDËR, 25 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ratifikimi i marrëveshjes së Brexit para Krishtlindjeve dhe dalja e Britanisë së Madhe jashtë BE-së më 31 janar, është synimi i manifestit konservator të paraqitur nga Boris Johnson, nën moton “Get Brexit Done”, në funksion të votimit të 12 dhjetorit.

Kryeministri ka premtuar se do të “lëshojë potencialin e plotë ekonomik” të vendit, ndërsa theksoi si alternativën e vetme fitoren e konservatorëve.

”Një qeveri midis laburistëve dhe separatistëve skocezë  është e destinuar të zgjasë pasigurinë me dy referendume për Brexit dhe shkëputjen e Skocisë”, deklaroi Johnson./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNgrihet SPAK, ja kush janë 8 prokurorët e parë pa të drejtë riemërimi
Artikulli tjetërNegociatat, Rama: Do vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që do të bënim në rast se vendimi do ishte pozitiv