Stina e festave në Tiranë/ “Bëhu shkak për lumturinë e një fëmije”

TIRANË, 13 nëntor/ATSH/ Stina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë.

Qendra Rinore e Tiranës ka menduar t’i vijë në ndihmë fëmijëve përmes një nisme që synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve përmes veshjeve.

“Dhuro dhe ti, ngroh një shpirt” është slogani i nismës e cila ka marre jetë që prej fillimit të muajit nëntor ka për qëllim mbledhjen e sa me shume veshjeve të cilat do të ndihmojnë fëmijët me nevoje të përballojnë temperaturat e ulëta të cilat ka rezervuar stina e ftohte e dimrit.

Qendra Rinore e Tiranes ka ftuar kryeqytetasit që të bëhen pjesë e nismës “Dhuro dhe ti, ngroh një shpirt”. “Të gjithë ju që keni diçka për të dhuruar çdo dite iu mirëpresim pranë Qendrës Rinore të Tiranës deri ne 21 nëntor nga ora 8.00- 17.00 dhe me pas do të nisë shpërndarja tek fëmijët dhe familjet në nevojë”.

Ky është viti i dytë që Qendra Rinore e Tiranës ka marrë përsipër organizimin e një nisme të tillë, e cila vitin e kaluar ka rezultuar mjaft e suksesshme. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.