Ballina Bota

BRUKSEL – BE kritikon Turqinë për riarrestimin e gazetarit Ahmet Altan

BRUKSEL, 13 nëntor /ATSH-DPA/ Bashkimi Europian kritikoi ashpër Turqinë për riarrestimin e gazetarit dhe autorit të shquar Ahmet Altan, tetë ditë pasi u lirua nga burgu ku u mbajt për akuza të lidhura me terrorizmin.

“Mungesa e bazave të besueshme për riarrestimin e Ahmet Altan-it dhe riburgosjen e tij, duke prishur vendimin fillestar të gjykatës për lirim, dëmton më tej besueshmërinë e gjyqësorit të Turqisë, veçanërisht për shkak të nivelit të lartë të ndërhyrjes politike”, deklaroi një zëdhënës i BE-së.

“Kjo ndërhyrje duhet të ndalojë”, shtoi ai.

Altan dhe Nazli Ilicak, të dy gazetarë të njohur, fillimisht u dënuan me burgim të përjetshëm për ndihmë ndaj një organizate terroriste. Më 4 nëntor ata u liruan pas një rigjykimi, ku qëndruan më shumë së tre vjet të burgosur.

“Liria e medias dhe liria e shprehjes janë thelbësore për një demokraci funksionale”, theksoi zëdhënësi i BE-së. / /sara/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ja përse Shqipëria mund ta ndihmojë Italinë
Artikulli tjetërNis rinumërimi për 1428 vendvotime