TBILISI, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Rreth 2 000 faqe gjeorgjiane interneti, mes të cilave ajo e presidencës, e gjykatave dhe medias u bënë sot shënjestër e një sulmi informatik masiv, sipas disa zyrtarëve të këtij vendi të vogël të Kaukazit.
“Faqja e internetit e presidentes gjeorgjiane, Salome Zurabishvili është sulmuar nga piratët”, deklaroi zëdhënësja, Sopho Jajanachvili duke shtuar se forcat e sigurisë po hetojnë këtë incident.
“Agjencia gjeorgjiane e lajmeve “Interpress” theksoi se faqja e internetit e gjykata gjeorgjiane si dhe disa agjencive qeveritare, OJQ-ve dhe mediave janë prekur gjithashtu nga ky sulm. Deri në 2 000 faqe janë prekur nga ky sulm kibernetik”, theksoi agjencia.
Sipas Interpress, faqet e internetin kanë publikuar një foto të ish-presidentit gjeorgjian Mikheil Saakachvili, shoqëruar me mbishkrimin në anglisht “I’ll be back” (Do të rikthehem).
Mikheil Saakachvili jeton në mërgim në Ukrainë, që prej përfunimit të mandatit të dytë si presidenti në vitin 2013.
Ai kërkohet në Gjeorgji për abuzime me pushtetin, akuza që i ka hedhur poshtë.
Disa zyrtarë të lartë të administratës së tij presidenciale janë burgosur që kur partia e tij humbi zgjedhjet legjislative në vitin 2012, zëvendësuar nga partia “Ëndrra gjeorgjiane” e miliarderit Bidzina Ivanichvili./ /ec/ a.jor.























