TIRANË, 28 tetor/ATSH/Punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë kanë investuar në rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Sadik Petrela” ku punimet po shkojnë drejt fundit.
Specialistët e UKT-së thonë se grupet e terrenit po kryejnë zëvendësimin e rrjetit të amortizuar me materiale bashkëkohore, sipas standardeve bashkëkohore.
“Punojmë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo punë në qytet, për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në çdo ndërhyrje që kryejmë”, -thonë specialistët e Ujësjellësit në kryeqytet. /j.p/























