Ballina Flash

Tiranë/ Goditet një rast i shpërndarjes të drogave të forta në lokale

TIRANË, 28 tetor/ATSH/ Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 bë Tiranë u finalizua operacioni policor i koduar “Astiri”.

Në sajë të këtij operacioni u vendos në pranga një 32-vjeçar, i cili iu shpërndante klientëve në një lokal, në zonën e Astirit lëndë narkotike kokainë, në formë dozash.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, përzierës lënde narkotike, peshore elektronike dhe dy aparate celulare.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJEORGJI – 2 000 faqe interneti shënjestër e një sulmi kibernetik
Artikulli tjetërEkspozita “Western Promises”, mbresa të veçanta tek vizitorët e huaj