TIRANË, 26 tetor/ATSH/Punonjësit e Ujësjellësit në Tiranë kanë ndërhyrë duke eleminuar defektin e ndodhur në rrugën “Asim Zeneli”.
Ndërhyrja në rrjet është kryer pas sinjalizimit të banorëve të cilët kanë raportuar problemin tek autoritetet.
“Punojmë me ritme të shpejta për të përfunduar në kohë çdo ndërhyrje në qytet, për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në furnizimin me ujë për qytetarët. Jemi kudo ku banorët raportojnë një defekt, duke mundësuar zgjidhje në kohë rekord”, -thonë specialistët e UKT-së.
Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë paralelisht po kryejnë një sërë investimesh në çdo cep të kryeqytetit.
z.tosku/ /a.g/























