Ballina Aktualitet

Rama pret Albin Kurtin: Bashkëbisedim i gjatë prej disa orësh për bashkëpunim dhe mirëkoordinim të dy qeverive

TIRANE, 26 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti.

Rama bën të ditur se në bashkëbisedimin e gjatë prej disa orësh, me Albin Kurtin kanë diskutuar për bashkëpunimin dhe mirëkoordinimin e të dy qeverive.

Ndërsa, në mesin takimit, Rama bën të ditur se bashkë me Kurtin kanë pasur një pushim të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”, shprehet Rama. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 670 turistë amerikanë dhe kanadezë me kroçerën “Sirena” në portin e Durrësit
Artikulli tjetërFoto/ Banorët sinjalizojnë problemin, UKT ndërhyn në rrugën “Asim Zeneli”