Ballina Ekonomi

Shqipëria fuqizon infrastrukturën dixhitale 

Tirane, 12 Tetor/ATSH/- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndezur të gjithë motorët për një Shqipëri dixhitale.

Në Tiranë, u mbajt takimi i parë i Komiteti drejtues të organizimit të samitit digjital 2020 të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Europian, Këshillit të Kooperimit Rajonal si dhe pjesëmarrës nga industria dhe donatorët.

Po gjatë kësaj jave, MIE së bashku me IPF8/WBIF prezantuan raportin fillestar për studimin e fizibilitetit për zhvillimin e broadbandit rajonal.

Me mbështetjen e Bashkimit Europian, Shqipëria fuqizon infrastrukturën dixhitale për ndërtimin së bashku të së Ardhmes Evropiane.

/a.gjonaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO/ Qytetarët për sigurimin e banesave: Vendimi më i drejtë që ka marrë qeveria
Artikulli tjetërFOTO/Dekani Hoxha për ATSH: Reforma në Drejtësi rrit interesin e të rinjve për të studiuar ligjin