Tirane, 12 Tetor/ATSH/- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndezur të gjithë motorët për një Shqipëri dixhitale.
Në Tiranë, u mbajt takimi i parë i Komiteti drejtues të organizimit të samitit digjital 2020 të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Komisionit Europian, Këshillit të Kooperimit Rajonal si dhe pjesëmarrës nga industria dhe donatorët.
Po gjatë kësaj jave, MIE së bashku me IPF8/WBIF prezantuan raportin fillestar për studimin e fizibilitetit për zhvillimin e broadbandit rajonal.
Me mbështetjen e Bashkimit Europian, Shqipëria fuqizon infrastrukturën dixhitale për ndërtimin së bashku të së Ardhmes Evropiane.
/a.gjonaj/ /a.g/
