Ballina Aktualitet

300 vende të lira pune në Forcat e Armatosura

TIRANË, 9 tetor /ATSH/ – Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka jep lajmin se mbi 300 vende të lira pune ofrohen në mbarë vendin në Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Ministrja fton çdo të ri i cili është në kërkim të një vendi pune dhe ka dëshirë t’i shërbejë atdheut, të aplikojë për t’u bërë pjesë e FA.

“Për çdo të ri me vullnet që do t’i shërbejë atdheut dhe vetes, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë vendi i duhur! Mbi 300 pozicione të lira pune ofrohen anembanë vendit, për çdo të ri me arsim të mesëm e sipër. Nëse ke një zanat eja shërbe në FA, nëse s’ke, eja përfitoje”, – njoftoi ministrja Xhaçka.

Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë është deri në 30 dhjetor 2019. Për më shumë info: https://bit.ly/2MoTqBs

/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKordinatori i OKB: Sistemi shëndetësor shqiptar ka bërë përparim të konsiderueshëm
Artikulli tjetërInformaliteti/ Denaj: Biznesi i ndershëm ka rritur fitimin deri në 100%