RODOS, 3 tetor /ATSH-ANA/ – Një tërmet me magnitudë 5,1 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në 07:47 në ishullin grek Rodos.
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 37 kilometra në juglindje të Rodosit, në një thellësi prej 17 kilometrash.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti u mat 5,4 në shkallën Rihter dhe ndodhi në 30 kilometra në juglindje të Rodosit në një thellësi prej 5 kilometrash./ /os/ a.jor.























