PAKISTAN – Talebanët kërkojnë dhënien fund të luftës në Afganistan

ISLAMABAD, 3 tetor /ATSH-DPA/ – Talebanët bënë thirrje për rifillimin e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës në Afganistan dhe sugjeruan që SHBA, që kohët e fundit pezulloi  negociatat me militantët gjithashtu mund të jenë pjesë e bisedimeve në Islamabad.

“Të dy palët ranë dakord për nevojën e rifillimit të parë të procesit të paqes”, tha Ministria e Jashtme e Pakistanit në një deklaratë pas takimit me një delegacion taleban.

Delegacioni i talebanëve u drejtua nga bashkëthemeluesi i grupit dhe kreu i krahut politik, mullahu Abdul Ghani Baradar, i cili u mbajt në burg në Pakistan për tetë vjet para se të lirohej në vitin 2018.

Talebanët kanë vizituar Rusinë, Kinën dhe Iranin që kur presidenti i SHBA, Donald Trump befas deklaroi se bisedimet e vendit të tij me militantët ishin pezulluar.   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.