Ballina Bota

HAPËSIRË – Musk zbulon prototipin e raketës Starship

NJU JORK, 30 shtator /ATSH-AA/ – Themeluesi i kompanisë hapësinore amerikane Space X, Elon Musk, ka zbuluar një prototip të raketës së tij Starship, e cila sipas tij, mund të transportojë njerëz në Hënë.

“Zbulimi i madh kritik që është i nevojshëm për ne për t’u civilizuar në hapësirë është të udhëtojmë në hapësirë si udhëtim ajror”, u tha Musk entuziastëve të hapësirës dhe gazetarëve të tubuar në vendin e zhvillimit të kompanisë Space X në Teksas.

Ai më tej tha ”se ideja për një civilizim hapësinor, të qenit atje midis yjeve, është një nga gjërat më të mira”.

Musk pretendon se fluturimi i parë në orbitë i raketës mund të realizohet brenda gjashtë muajve të ardhshëm, ndërsa misionet në hapësirë brenda raketës me njerëz vitin e ardhshëm./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta shprehet brenda javës për draftopinionin e Komisionit të Venecias
Artikulli tjetërKINË – Xi: Ribashkimi i Tajvanit me Kinën i pashmangshëm