PARIS, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Grupi EDF, lideri francez në fushën e energjisë, njoftoi mbylljen e reaktorit të parë të termocentralit më të vjetër bërthamor në Francë më 22 shkurt 2020, ndërsa reaktori i dytë, do të mbyllet në 30 qershor të të njëjtit vit.
Të dy datat korrespondojnë me kalendarin e shpallur në javën e kaluar nga nënsekretari për Tranzicionin Ekologjik, Emmanuelle Wargon.
Grupi EDF theksoi se kishte nënshkruar me shtetin “protokollin e zhdëmtimit” për të kompensuar kompaninë për humbje për shkak të mbylljes së parakohshme.
Bëhet fjalë për një kompensim prej rreth 400 milion euro në 4 vjet plus një shumë që korrespondon me mungesë fitimi, e barabartë me fitimet që do të ishin mbledhur për prodhimin e energjisë deri në vitin 2041.
Mbyllja e Fessenheimit, i ndërtuar në vitin 1977, ishte një premtim nga ish-presidenti Francois Hollande dhe u shty disa herë deri në marrjen e vendimit përfundimtar./ /os/ a.jor.























