Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Apple: iPhone i ri me dizajnin e iPhone 4

NJU JORK, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Kompania Apple mund të ketë një rikthim në të kaluarën në dizajn me iPhone e saj, sipas analistit Ming Chi Kuo, i informuar mirë në lidhje me strategjitë e kompanisë së Cupertinos.

iPhone mund të ndryshojë pamjen duke u rikthyer në linjat katrore dhe një kornizë anësore metalike, e ngjashme me atë të modelit iPhone 4 i dalë në treg në vitin 2010.

Një kthim në linjat më këndore ka ndodhur edhe me modelin iPad Pro 2018.

Apple ka prezantuar linja më të rrumbullakosura me iPhone 6, ndërsa linja aktuale është adoptuar nga iPhone X, kështu që për tre vjet kompania e Cupertinos nuk ka ndryshuar në aspektin e stilit.

Rinovimi i linjës nuk duhet të jetë e vetmja risi: në vitin 2020 një modem 5G gjithashtu duhet të debutojë në iPhone për të vazhduar më tej me kompanitë konkurruese./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Viktima pas zjarrit në një fabrikë kimike
Artikulli tjetërFRANCË – Mbyllet reaktori bërthamor i Fessenheimit