Ballina Bota

KINË – Viktima pas zjarrit në një fabrikë kimike

PEKIN, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Një zjarr i rënë në një fabrikë kimike shkaktoi vdekjen e 19 personave në provincën lindore kineze, Zhejiang, bëri të ditur qeveria lokale.

Tetë persona u shpëtuan, përfshirë tre të plagosur, në zjarrin që filloi në fabrikën e qytetit Ruiqi.

”Fabrika prodhonte produkte letre, sende plastike dhe pastrues kimikë”, sipas informacioneve të medias.

Aksidentet në fabrika ndodhin mjaft shpesh në Kinë, ku rregullat e sigurisë nuk ruajnë aspak standardet e kërkuara./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Korçë, “Etno Vibes” sfilata ku gërshetohet tradita shqiptare me modernen
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Apple: iPhone i ri me dizajnin e iPhone 4