Ballina Aktualitet

6 pallatet e dëmtuara në Kombinat, Braçe: Do analizojmë nga pikëpamja inxhinierike situatën

TIRANË, 22 shtator /ATSH – I. Vata/ “Do analizojmë edhe një herë nga pikëpamja inxhinierike 6 pallatet më të dëmtuara në Kombinat”, – ka deklaruar zëvendëskryeministri Erjon Brace, ndërsa ka vizituar banorët e dëmtuar nga tërmeti në lagjen e Kombinatit në kryeqytet.

“Të kthehesh në lagjen, shtëpinë ku u rrite, në Kombinat, gjithnjë siç sot, m’u desh jo vetëm të mbaja në grykë lot e fjalë që më erdhën njëherësh, duke parë njerëz me të cilët jam rritur e shtëpitë e tyre të copëtuara kështu!” – u shpreh ai.

Më tej Braçe shton se “të parë e kisha pamjen. Më erdhi në mend edhe nga 1979, edhe nga 1988, njësoj si dje e sot! Tre goditje të forta në pallate me tulla silikate janë shumë!”

“Ndaj me ministren Balluku, Blerinën doemos, sot e nesër do analizojmë edhe një herë nga pikëpamja inxhinierike 6 pallatet më të dëmtuara ku ishim sot! E gjitha, para se të vendosim përfundimisht për t’u dhënë sigurinë që meritojnë njerëzve!” – theksoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli bashkiak i Tiranës miraton fondin 1 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti
Artikulli tjetërKoçi: Në banesat e dëmtuara nga tërmeti do ketë ndërhyrje radikale, tek të tjerat kompensim