Ballina Ekonomi

Plotësimi i kuadrit ligjor të falimentit, Gjonaj takon përfaqësuesen e Bankës Botërore

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj priti sot në një takim përfaqësuesen e Bankës Botërore Maryam Salim. Ky takim kishte në fokus kristalizimin e punës së nisur mbi plotësimin e kuadrit ligjor të falimentit.

“Kënaqësi të mikprisja përfaqësuesen e Bankës Botërore, Maryam Salim dhe ekipin e saj plot potencial, për të kristalizuar punën e nisur mbi plotësimin e kuadrit ligjor të falimentit”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Ajo tha se, “bashkërisht, dakordësuam drejtimet kryesore bashkëpunuese për përfundimin e akteve nënligjore, funksionimin e Drejtorisë së Falimentit në Ministrinë e Drejtësisë, ngritjen e kapaciteteve të stafit të drejtorisë si edhe sensibilizimin e aktorëve të kësaj fushe”.

“Brenda vitit 2019, rezultatet e para të mirëfunksionimit do të japin fryte konkrete”, përfundoi ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Divjakë, përfundon rikonstruksioni i dy shkollave
Artikulli tjetërFRANCË – Europianët i kërkojnë Iranit të bashkëpunojë me AIEA-në