PARIS, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Vendet europiane, nënshkruese të marrëveshjes për programin bërthamor iranian (Francë, Gjermani, Britani e Madhe) dhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian i kërkuan sot Iranit të bashkëpunojë plotësisht me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA).
“Ne i kërkojmë Iranit të bashkëpunojë me AIEA-në për të gjitha çështjet përkatëse”, deklaruan zëdhënësit e ministrive të Punëve të Jashtme, franceze, gjermane dhe britanike si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini në një komunikatë të përbashkët.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, AIEA është e ngarkuar të verifikojë në mënyrë të pavarur që Irani respekton angazhimet e tij të marra përsa i përket mospërhapjes së armëve bërthamore./ /ec/























