Ballina Bota

SHBA – GM tërheq 3,4 milionë automjete për probleme me frenat

DETROIT, 12 shtator /ATSH-AA/ – Nën presionin e qeverisë federale, kompania amerikane “General Motors” po tërheq 3,4 milionë automjete tip ”pick-up” dhe automjete sportive në SHBA për të rregulluar problemin me frenat.

Tërheqja përfshinë kamionçinat “Chevrolet Silverado” dhe “GMC Sierra” 1 500, 2 500 dhe 3 500 kubikë, të prodhuara mes viteve 2014 dhe 2018.

Të përfshirë në tërheqje po ashtu janë edhe “Cadillac Escalade” i prodhuar midis viteve 2014 dhe 2017, si dhe “GMC Yukon”, “Chevy Suburban” dhe “Tahoe” të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2018.

General Motors thotë se një pompë në frena mund të nxjerrë më pak fuqi të presionit sesa nevojitet, gjë që rrit distancën e ndalimit dhe rrezikun për përplasje./ /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStudentët që studiojnë në SHBA, Ambasada publikon rregullat për rinovimin e vizës
Artikulli tjetërMarrëveshja Shqipëri-Katar për transportin detar, Balluku: Nxit tërheqjen e kompanive për investime