Ballina Bota

FOKUS – Mogherini kundër masave shtrënguese amerikane për Kubën

HAVANË, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Përfaqësuesja e Lartë Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini deklaroi, në përfundim të takimit të dytë në Havanë të Këshillit të Përbashkët Bilateral me Kubën, refuzimin e Brukselit nga aplikimi i plotë nga ana SHBA, të Aktit të Helms-Burton.

Në një konferencë për shtyp, Mogherini kujtoi pozicionin e BE, që e konsideron “të paligjshëm aplikimin e masave të njëanshme shtrënguese”.

Ajo siguroi se BE “do të përdorë të gjitha masat e duhura për të mbrojtur interesat e saj legjitime, të qytetarëve dhe ndërmarrjeve të saj”.

Në veçanti, Titulli III i Aktit Helms-Burton lejon qytetarët e SHBA-së ose kubanët të shndërruar në amerikanë, të padisin në gjykatat amerikane kompanitë e akuzuara për “trafikim” me pronat e tyre të konfiskuara nga qeveria kubane./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFORMULA 1 – Sekret i plotë për trajtimin e Schumacherit
Artikulli tjetërQato: Prioritet turizmi, në 6 muaj u hapën 6 akse rrugore