PARIS, 10 shtator /ATSH-AA/ – Sipas një gazete pariziane, kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1, Michael Schumacher është duke u trajtuar në mënyrë sekrete me terapinë e avancuar të qelizave staminale në një nga spitalet e kryeqytetit francez.
Autoriteti i Spitaleve të Parisit, duke theksuar rregullat e rrepta të privatësisë mjekësore në Francë, tha se nuk mund të komentojë rreth raportimit të “Le Parisien” që Schumacher ishte pranuar nën masa të larta të sigurisë të hënën në spitalin ”Georges-Pompidou”.
Schumacher pësoi një dëmtim pothuajse fatal të trurit në një aksident gjatë skiimit në vitin 2013 në Alpet Franceze.
Gjendja e Schumacher u stabilizua pasi ai u vendos në gjendje kome të shkaktuar nga ilaçet, nga e cila doli më vonë.
Që nga shtatori i vitit 2014, ai është trajtuar në brigjet e liqenit të Gjenevës./ /os/ a.jor.





















